Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 Majit, Berisha: Do t'u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, jo banda në pushtet!

Protesta e 8 Majit, Berisha: Do t'u themi shqiptarëve se zotët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren me Degën 16 Tiranë, bëri thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje të gjerë në protestën e paralajmëruar për 8 maj në Tiranë, të cilën e konsideroi si një hap të rëndësishëm në betejën për rikthimin e demokracisë dhe të drejtave qytetare në vend.

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë! 8 Maj është dita jonë!

Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t'u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet! Me 8 Maj, do t'i themi botës, Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne.

Se jemi të vendosur, gjer në rikthimin e tyre të vazhdojmë betejën tonë. Dhe se Edi Rama është një armik i egër i shqiptarëve. Është një armik i egër i të drejtave, i lirive, i mirëqenies, i sigurisë së këtij vendi. Është një e keqe nga më të rrezikshmet, me të cilën do ndahemi të sigurtë dhe sa më shpejt.

Edhe njëherë, të gjithë, ju falënderoj dhe të gjithë në datën 8 Maj, të ngrihemi madhërishëm, në protestën tonë paqësore, në të drejtën tonë për dinjitetin tonë, për dinjitetin e kombit tonë, për dinjitetin e vendit tonë.  

Të fundit