Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Parlamentin

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë”

Opozita do të mbajë një protestë ditën e sotme përballë Parlamentit në orën 17:00, ashtu siç ishte paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në kuadër të protestës janë marrë masa nga Policia e Shtetit.

Të pranishëm në terren do të jenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, një pjesë brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të Parlamentit, aty ku pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, për të shpërndarë turmën në rast përshkallëzimi.

Në terren do të angazhohen edhe Forcat Speciale të RENEA-s.

Mësohet se pranë Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë. Punonjësit do jenë të pajisur me maska kundra gaz.

Përsa i përket bllokimit të rrugëve, rreth orës 15:00 do ketë kufizime në rruan “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.

Të fundit