Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e Opozitës, policia “blindon” Parlamentin

Protesta e Opozitës, policia “blindon” Parlamentin

Opozita kishte paralajmëruar protestë që do të mbahet sot në orën 10:00 përballë Parlamentit. Në kuadër të kësaj ngjarjeje policia e shtetit ka marrë masat në mënyrë që të mos ketë incidente.

Do të jenë rreth 1 mijë efektivë të angazhuar në terren. Një kordon i policisë së rendit do të rrethojë Parlamentin, ku do të qëndrojë para protestuesve. Forcat Shqiponja do të jenë më të distancuara dhe do të vendosen në fillim të pedonales.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Ashtu si në protestën e fundit do të jenë të pranishme dhe autobote me ujë për të shpërndarë turmën.

Kujtojmë se protestat para Parlamentit nisën sepse kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i la fjalën deputetëve demokratë, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë, gjë që solli përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së.

Të fundit