Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e thirrur nga opozita, Berisha: 3 marsi një ditë e jashtëzakonshme

Protesta e thirrur nga opozita, Berisha: 3 marsi një ditë e

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se protesta kombëtare e thirrur në datën 3 Mars do të jetë një ditë e jashtëzakonshme.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se në atë ditë shqiptarët do të shprehin shpirtin e protestës.

Berisha: Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim ti bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës, a mund të na thotë pak zonja. Po, po. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP.

Pra Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë. Shqiptarëve u janë vendosur gjoba shumëmilionëshe. Ai mori peng një njeri, apo dy njerëz, por nuk mori peng asnjërin prej jush, asnjërin prej qindra e mijërave anëtarë, simpatizantë të PD-së. Ndaj dhe ne do të ecim të vendosur në këtë revolucion për të përmbysur këtë regjim.

Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare.

Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta  do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për tu krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë.  

Të fundit