Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat e opozitës, Alizoti: Rrugë tjetër s’ka sepse jemi afër një autokracie totale

Protestat e opozitës, Alizoti: Rrugë tjetër s’ka sepse jemi

Deputeti demokrat i ka cilësuar protestat e opozitës të domosdoshme, jo vetëm për mbrojtjen e identitetit të saj politik, por edhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë shqiptare.

I ftuar në studion e ‘News 24’, Alizoti tha se përballë qeverisë ‘Rama’ nuk ka rrugë tjetër veç protestave, pasi sipas tij vendi po shkon drejt një autokracie totale. 

“Kryeministri e ka detyrë kushtetuese sepse ka marrë timonin e menaxhimit të shoqërisë. Për cdo defekt gjatë rrugës duhet të përgjigjet.

 Një qeveri në demokraci përgjigjet para disa institucioneve. AJo nuk përgjigjet dhe e vetmja rrugë është protesta që të ruajmë një hapësirë demokratike. Opozitën e përcaktojnë njerëzit, jo pushteti.

PD duhet të mbrojë identitetin e saj dhe interesat e shoqërisë sepse jemi afër një autokracie totale. Janë përjashtuar 25 deputetë për një të drejtë morale dhe institucionale. Po cenove opozitën ke cënuar hapësirën e demokracisë në vend. Nëse shoqëria nuk ka pluralizëm reale.

Një opozitë duhet të mbrojë identitetin dhe shoqërinë  e saj. Politika ka mbërthyer të gjitha institucionet. Të gjithë për hir të punës i shërbejnë autokracisë. Protestat duhet të vazhdojnë se s’ka rrugë tjetër.

Duhet të jenë situatës, sa më arrogante qeveria, aq më arrogante protestat. Sa më demokraci të ketë, aq më të fortat protestat”, u shpreh Alizoti.

Të fundit