Flash News

Ditari i Opozitës

PS e përjashtoi për 10 ditë nga parlamenti, reagon Berisha: Ne jemi sot parlamentarët e vërtetë të kombit

PS e përjashtoi për 10 ditë nga parlamenti, reagon Berisha: Ne

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës,përfshirë edhe atë, për 10 nga seanca plenare.

Berisha tha se asgjë nuk e përjashton opozitën nga parlamenti dhe se sot deputetët e opozitës ndihen si parlamentarët e vërtetë të kombit.

Berisha: Kurrë ndonjëherë nuk do mund të caktojnë përfaqësuesin e opozitës.

Për Oerd Bylykbashin kanë firmosur 30 deputetë të opozitës si përfaqësuesi ynë.

Unë e kuptoj se ju jeni të interesuar se si do vazhdojë.

Ky është vetëm fillimi.

Përfundimi do jetë fitorja!

Nuk ka folur njeri për djegien e parlamentit, por akt i turpshëm ishte fikja e dritave.

Çfarë ordinerësh janë këta.

Asgjë nuk na përjashton ne nga parlamenti. Ata mendojnë se na përjashtojnë, por në fakt ne jemi sot parlamentarët e vërtetë të kombit.

Edhe 46 po të përjashtohen, të jenë të sigurt se ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi!

Prisni, durim të keni!

Hapi konkret filloi, ju seancë pas seance do i ndiqni të gjitha.

Por një gjë ta keni të sigurt, tërheqje nuk ka!

Nuk e njohim vendimin e përjashtimit.

Unë them që demokracia nuk e njeh.

E vetmja gjë që kërkoj është që hapat që do bëjmë, do i bëjmë të sigurta, dhe kërkohet durim se kjo nuk është një lëvizje sot për nesër. Kjo është një lëvizje për fitore!

Të fundit