Flash News

Ditari i Opozitës

PS vazhdon me përjashtime, i heq të drejtën e fjalës deputetit demokrat

PS vazhdon me përjashtime, i heq të drejtën e fjalës

Në Kuvend vazhdojnë end debatet, ku këtë herë u bë shkak heqja e të drejtës së fjalës Edmond Spahos. Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i hoqi të drejtën e fjalës deputetit të PD-së për këtë seancë plenare dhe tha se kjo masë do të merret përsëri nëse ky veprim do të përsëritet.

"Zoti Spaho iu heq të drejën e fjaklës gjatë kësaj seance plenare. Nuk keni më të drejtë as për replikë as për procedurë e madje do kudjesem tua jap këtë masë sa herë ju të vijoni do përsërisni të njëjtin veprim. Kam ndërprerë seancën disa herë e ju vazhdoni të cenoni rëndë rregullin e kësaj seance.", u shpreh Ermonela Felaj.

Kujtojmë që ditën e mërkurë, 15 shkurt, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për kryedemokratin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka.

Ndërsa për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi të përjashtohen vetëm me pesë ditë.

Të fundit