Flash News

Ditari i Opozitës

Pse Berisha e cilëson ‘dacibao’ dosjen e SPAK ndaj tij

Pse Berisha e cilëson ‘dacibao’ dosjen e SPAK ndaj tij

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar dosjen e SPAK ndaj tij me termin ‘dacibao’.

Në fjalën që mbajti ne mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se ‘dacibao’ është fletërrufe që shënjestrimin e dikujt me urdhër nga lart, të përhapura në periudhën e revolucionit kulturor kinez, pas luftës së dytë botërore.

“Dosjen ndaj Sali Berishës e kam quajtur dacibao. Dacibao është fletërrufe që shënjestrimin e dikujt me urdhër nga lart. U përhapën në periudhën e revolucionit kulturor kinez, periudhën më të zezë në historinë e njerëzimit, pas luftës së dytë botërore.

Të jemi qartë, unë kam qenë president 5 vite, kryeministër 8 vite. Të jesh kryeministër dhe president në 13 vite, instinkti i parë dhe më i rëndësishëm i yti, është kushtetuta dhe ligji sepse ti jeton nga mëngjesi deri në darkë më kushtutën dhe ligjet. Me këtë ndjeshmëri që kisha dhe kam ndaj ligjit, ju garantoj ju se do të respektoj çdo hetim që do të kryejnë për mua, që kanë bërë edhe në të shkuarën.

Por si mund të mos i them unë dacibao, kur në 200 faqe nuk paraqitet asnjë provë e vetme, asnjë fakt që unë apo Jamarbër Malltezi ka shkelur qoftë edhe një ligj. I vetmi ligj i shkelur në atë dacibao rezulton ligji i urbanistikës i shkelur nga Edi Rama.

Në 200 faqe ka vetëm dyshime të bazuara në praktika që janë, të gjitha pa përjashtim në përputhje të plotë me ligjin dhe këtë e tregon vetë dosja.

Si mund të mos i them dacibao unë, kur skap që supozohet të garantojë ligjin, shkel vetë ligjin më suprem, mbi të gjitha kushtetutën e Shqipërisë. Ata i njohin procedurat, por zbatojnë urdhrat, dhe me urdhrat zbatuan të më heqin lirinë pa kaluar së pari nga kuvendi. Unë nëse do të ndiqej procedura, shkoj absolutisht në çdo moment ku do që të më thirrin organet e drejtësisë”, thotë Berisha.

Të fundit