Flash News

Ditari i Opozitës

“Pse e mbani top sekret procesin? – Vokshi përplaset me socialistët për integrimin

“Pse e mbani top sekret procesin? – Vokshi përplaset me

Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm dhe deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka debatuar me socialistët në lidhje me raportin e Këshillit të Ministrave për procesin e anëtarësimit në BE.

Vokshi deklaroi se raporti nuk është realist dhe pyeti Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, nëse edhe vetë ajo e beson raportin e qeverisë.

Deputetja e PD akuzoi qeverinë për mungesë transparence, duke u shprehur se qeveria e mban procesin e integrimit top sekret.

“A i besoni ju vetë ato që na i paraqitët si arritje? Problematikat i kemi të gjithë mbi supe. Çdo qytetar e ndjen peshën e korrupsionit. Sa më shumë korrupsion, aq më pak shërbime. Sot vendi ndodhet në varfëri të thellë dhe këtë e thonë institucionet ndërkombëtare. Referojuni raportit të Komisioni AFET,  aty ka një listë të gjatë çështjesh, por ju nuk e merrni për bazë. Nuk i referoheni as raportit të OSBE/ODIHR, pra po shpërfillni raportet ndërkombëtare. Ju këtë proces e trajtoni si sekret. Kjo është pyetja më e rëndësishme: cilat janë kushtet? Si mund të bëhet vlerësimi pa i ditur këto detaje? Pse e mbani top sekret procesin? Pse nuk i bëni publike? Çdo gjë e marrim nga komisioni, asgjë nga qeveria shqiptare. 0 informacione. Kush e vendos ka pasur përparim apo regres kur nuk bëhet publike? Do ju kërkoja ta bëni publike. Raportimi juaj është në linjën editoriale Rama-Vuçiç? Sa të sigurta janë fondet?”, tha Vokshi.

Një tjetër çështje kryesore ishte mosmbyllja ende nga Shqipëria e procesit IBAR, mekanizmi i BE-së që vlerëson progresin në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si kusht për avancimin e mëtejshëm të negociatave dhe mbylljen e kapitujve.

“S’na folët asnjë fjalë për IBAR-in. Keni prodhuar raporte, plane integrimi, por cilat janë faktet? 0 rezultat”, shtoi Vokshi.

Të fundit