Flash News

Ditari i Opozitës

Pse protestohet më 7 korrik? Luçiano Boçi rendit arsyet

Pse protestohet më 7 korrik? Luçiano Boçi rendit arsyet

Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile kanë thirrur një protestë më 7 korrik.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka renditur arsyet se pse thirrën një protestë ku i kanë bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen. Për Euroneës Albania, Boçi tha se do të protestohet në mënyrë që qytetari të ngrejë zërin që qeveria të marrë përgjegjësi dhe politika të jetë më afër tij.

“Politika është që shqetësimin real ta bëjë shqetësim publik. Ai po kërkon zgjidhje, që nuk i gjen dot te administrata, te paga, atëherë do organizohet me njerëzit e tij për të ardhur tek shndërrimi i shqetësimit qytetar në alternativë. Qytetari ngre zërin që qeveria të marrë përgjegjësi dhe forca politike të jetë më afër tij, se është detyra e saj të jetë afër tij. Ndryshe, krijimi i distancës mes një partie dhe qytetarëve e zvogëlon një forcë politike”, tha Boçi.

Të fundit