Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Publikohet rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së: Opozitës iu mohua identiteti politik, drejtësia e re po ndjek axhendë politike

Publikohet rezoluta e miratuar e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike .
Në këtë rezolutë janë ngritur disa shqetësime të lidhura me qeverinë e Edi Ramës.
Ndër të tjera thuhet se në Shqipëri regjimi autokratik i Edi Ramës vendos tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit.
Sipas rezolutës, pas kontrollit të votës së qytetarëve, Rama de facto ka asgjësuar pluralizmin parlamentar në Shqipëri.
Gjithashtu, theksohet se institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës duke i shërbyer interesave të saj.
Referuar zhvillimeve të fundit, mbi dosjen “Partizani“, ne rezolutë thuhet se deputetët e Partisë Demokratike dhe opozita trajtohen si armik të brendshëm të vendit dhe iu mohohen të drejtat parlamentare dhe kushtetuese.
Rezoluta e PD-së:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot në datë 27 tetor 2023, pasi diskutoi me përgjegjësi mbi situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:
-Në Shqipëri regjimi autokratik i Edi Ramës, diktatura e bandave, drogës dhe krimit vendosin tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit ;
-Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i ngushtë i tij me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit të parave që vijnë nga trafiku i drograve dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Edi Rama ka krijuar në Shqipëri makinerinë gjigante të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë dhe industrinë e blerjes së votës, me të cilat ai shndërroi krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur në Shqipëri de facto monizmin politik;
-Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane sot qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;
-Shtetit ligjor është zëvendësuar me kodin e narkoshtetit. Parimet themelore kushtetuese, pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën kërcënimin real të përditshëm të zhbërjes së tyre dhe në vartësinë dhe kontrollin nga ky narko-regjim;
Pas kontrollit të votës së qytetarëve, ai de facto ka asgjësuar pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Deputetët e Partisë Demokratike dhe opozita trajtohen si armik të brendshëm të vendit. Atyre iu mohohen të drejtat parlamentare dhe kushtetuese. Atyre, në shkelje flagrante të Kushtetutës, nuk iu lejohet përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të të gjithë shqiptarëve, ju mohohet e drejta kushtetuese e Opozitës për të kontrolluar me Komisione Hetimore Parlamentar, dhe po kështu inisiativa ligjore e tyre. De facto, në një akt të hapur armiqësor ai duke shkelur Kushtetutën ka zëvendësuar pluralizmin politik në parliament me monizmin e Partisë-Shtet.
-Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës duke i shërbyer interesave të saj, dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë. Ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;
-Korrupsioni galopant në Shqipëri është I përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare, oligarkët e tij po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe qënien e shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për t`i luftuar ato dhe vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik.
Në rrethanat e sipërpërmendura:
-Partia Demokratike ndodhet prej vitesh nën një sulm politik stalinist të paprecedentë, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qendrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;
-Partia Demokratike konstaton se qeveria socialiste dhe kryeministri i vendit, me qëndrimet e tyre kundrejt Kosovës, ndërhyrjet e tyre brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit, po minojnë rëndë interesin kombëtar, interesin e Kosovës. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Beogradin për ndarjen e Kosovës dëmton rëndë arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe paqen në rajon.
Sulmi i orkestruar politik nga mazhoranca socialiste kulmoi përgjatë këtij viti, kur:
Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;
Partia Demokratike dhe Opozita u shantazhuan në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;
Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i vetëdijshëm për këto zhvillime dramatike për vendin, shpreh me forcë përkushtimin e tij të palëkundur në mbrojtje të opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit, si parimet themelore të forcës sonë politike. Duke parë rreziqet që po i kanosen Shqipërisë, institucioneve, demokracisë dhe aspirates sonë për anëtarësim në Bashkimin Europian, shprehim vendosmërinë për të qendruar me cdo kusht dhe me cdo sacrifice në betejën tonë pa kthim, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve demokratike Europiane!
Referuar fjalëve të lartpërmendura, rezoluta përmbyllet me thirrje drejtuar antarësisë dhe shqiptarëve për tu bërë bashkë me qëllim rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik, dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:
Mbrojtja e rendit demokratik, mbrojtja e pluralizmit politik parlamentar dhe vlerave të saj, ruajta e interesit kombëtar shqiptar, janë misione jetike të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.
Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim në një betejë të pandërprerë me protesta të fuqishme të kthejë Shqipërinë në rrugën e demokracinë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetot që po shkatërron çdo ditë;
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, si dhe gjithë shqiptarëve t’a konsiderojnë këtë moment si një moment përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;
Partia Demokratike i kërkon anëtarësisë, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për sakrifica në betejë pa kthim për t’u përballur me revanshin e fortë autokratik të qeverisë, si dhe për të mbrojtur vlerat dhe arritjet e shoqërisë shqipare në këto 32 vite pluralizëm;
Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane.
Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik, shtetit ligjor në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë atyre, pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe opozitarizmi është vlerë e pazëvendësushme e shoqërive të lira demokratike.
Ndaj në këto çaste vendimtare, bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23