Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria mban "peng" diplomat e Mjekësisë, Alimehmeti: E vështirë të orientohesh në sistemin tonë

Qeveria mban "peng" diplomat e Mjekësisë, Alimehmeti: E

Ilir Alimehmeti foli për protestat e fundit të studentëve, kunër projektligjit të qeverisë i cili synon t’i mbajë brenda vendit duke i detyruar të punojnë 3 vite pas marrjes së diplomës ose në të kundërt duhet të paguajnë një tarifë të ‘majme’.

I ftuar në Klan News, Alimehmeti tha se situate që është krijuar tani vjen si pasojë e keqmenaxhimit të burimeve njerëzore të cilat kanë sjellë një mungesë të theksuar mjekësh në vendin tonë.

“Nuk shoh asnjë lloj hapi të marrë në këtë drejtim, ka thjesht dy pozicione ekstreme nga të dyja krahët. Janë shprehur studentët për mbështetjen që kanë nga mjekët dhe pedagogët, por patjetër kjo është një kauzë e tyre dhe se si kanë zgjedhur ta bëjnë publik shqetësimin që kanë. Ne jemi më të shqetësuar për problemin, i cili u shit sikur do zgjidhej përmes krijimit të një problemi të dytë sepse ky ligj krijoi një problem të dytë, në kurriz të parit, për mungesën e mjekëve. Të dalim përtej konceptit student dhe ministri e Arsimit se ç’punë ka ministria në menaxhimin e mjekëve?! Ky është diskutimi, ne kemi mungesë mjekësh, e kemi thënë ndër vite dhe vazhdon mohohet, madje është kundra sensi që thonë jemi mirë me mjekët. Atëherë kur je me rritje të numrit, pse të erdhi nevoja të bësh një lëvizje të këtij lloji?! Kjo vjen vetëm për një arsye, keqmenaxhim të burimeve njerëzore. Si ta zgjidhim?”, ka thënë Alimehmeti.

Sipas tij, pikëpamja e studentëve për profesionin e tyre ndryshon me kalimin e viteve teksa kryejnë praktikën.

“Ju garantoj unë që asnjë student i Mjekësisë nuk futet në vit të parë me dëshirën për të ikur, ata hyjnë sepse nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’i shërbesh njerëzve tu, lagjes tënde, qytetit tënd. Por duke qenë se janë 6 vite studime, ata fillojnë e kuptojnë çfarë do të thotë të jesh mjek në territorin e Republikës së Shqipërisë. Do të thotë, sa i nëpërkëmbur je, sa i lënë pas dore je, sa i pasigurtë në vendin e punës je. Problemi i zonave të largëta që s’kanë mjekë janë në kushtet më të këqija të sistemit tonë. Kuptojnë se çfarë do të thotë edhe të jetosh si pacient në Shqipëri, sa e vështirë është të orientohesh në sistemin tonë, po s’pate dy njohje, dy telefonata, i dimë të gjithë ne këto. Dhe kjo i sheh rrugës duke filluar e menduar largimin”, shton ai.

 

Të fundit