Flash News

Ditari i Opozitës

“Qytetarët janë të revoltuar”, deputetja e PD-së: Vendimi i Gjykatës? Vërtetuam se jemi shumicë

“Qytetarët janë të revoltuar”, deputetja e

Sorina Koti foli për protestën e datës 3 mars, të thirrur nga opozita. Në një intervistë për televizionin “Panorama TV”, deputetja e Partisë Demokratike tha se opozita është i vetmi instrument që qytetarët mund të gjejnë mbështetje për hallet që kanë.

"Duke parë situatën ekonomike e politike, opozita është i vetmi instrument që qytetarët mund të gjejnë mbëshetje për hallet që kanë. Data 3 ëshë kompleks gjërash që nga situata ku ndodhet parlamenti, heqja e fjalës, mos pranimi i debatit nga kryeministri për çështjen Mc Gonigal. Kemi një vendim gjykate që jepet në datën 3, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa të drejtën tonë legjitime që e kemi marrë vjet në gjyq."


"Protesta në datën 3 për të mbushur sheshin e për t’i treguar kryeministrit që opozita e qytetarët janë këtu e kanë 1001 halle për të protestuar. Protestat kanë qenë paqësore se s’kemi ndërmend të shkaktojmë dhunë për të trembur njerëzit apo qytetarët."

"Qytetarët janë shumë të revoltuar me këtë qeveri e do duan të protestojnë në mënyrë të vazhdueshme, protestat tona do jenë deri në momentin kur te arrijme qellimin tone, ndoshta mund të kemi e zgjedhje të parakohshme ose të detyrojmë qeverinë të reagojë“.

Gjithashtu Koti foli dhe për vendimin e Gjykatës për vulën dhe logon e kësaj force politike.

“Gjithkush e di që ne jemi shumicë se e treguam dhe në zgjedhejt e 6 marsit, me organizimin e strukturave, anëtarësinë e PD së Rithemelimit, ne jemi partia bazë këtu ku jemi të gjithë, një pjesë shumë e vogël është distancuar kundrejt PD zyrtare."

"Nuk po e bëjmë protestën për gjykatën ka provat e faket të gjitha në dosjet është thjesht regjistrimi i vendimit të marsit për t’i dhënë të drejtën PD. Ne e kemi vërtetuar që jemi shumicë dhe gjykata duhet të japë vendimin e drejtë."

"Gjykata s’ka të drejtë të marrë shqyrtim kërkesën e Alibeaj se s’ka qenë palë në gjykim, nëse do merret vendim kundra nesh është jo legjitim, do jetë vendimmarrje që nuk bazohet në asnjë dokument e në shkelje të plotë të lgjeve dhe nëse gjyqi do shtyhet, PD sic ka kohë që garon me aleanca e koalicione do bëjë koalicion me aleatët e kjo s’do na pengojë të marrim pjesë në zgjedhjet e 14 majit”.

 

Të fundit