Flash News

Ditari i Opozitës

“Qytetarët ndjejnë abuzimin në palcë”, Hajdari: Objektivi i madh, dorëheqja e Ramës

“Qytetarët ndjejnë abuzimin në palcë”, Hajdari:

Në kuadër të protestës së ditës së sotme nga ana e opozitës ka folur dhe Rudina Hajdari.

Për televizionin “Panorama”, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së foli për skenarin e protestës që opozita do të mbajë sot para Parlamentit. Ajo shtoi se qytetarët po e ndjejnë abuzimin nga qeveria Rama teksa theksoi se protesta ka dhënë mesazhe të forta për dorëheqjen e Ramës.

“Angazhimi ka qenë në gjithë strukturat. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm e ka kohë që ka filluar dhe mendoj që dhe sot, duke marrë parasysh pulsin e qytetarëve që e ndiejnë atë abuzimin në palcë nga qeveria do jetë një tjetër akt i opozitës vijueshmërie e aksionit politik opozitar që është i qëndrueshëm e vijon të shprehë mesazhet e qarta ndaj Ramës.

Këtë herë si asnjëherë tjetër kemi pasur mesazhe shumë të forta përfshirë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Ditë e rëndësishme për ata që e ndiejnë veten opozitarë e duan një qeveri që jep shpjegime për skandalet”, tha Hajdari.

Hajdari foli për mundësinë hyrjes në Parlament, por dhe për vijimësinë e protestës

“Ka për të vazhduar, 11 shkurti ishte hapja e një kapitulli të ri që lidhet fort me një objektiv të madh, që është dorëheqja e Edi Ramës. Nëse s’ka mbajtur përgjegjësi për zyrtarët që janë kapur me presh në duar, janë arsye më shumë që opozita të vijojë të japë deri në fund kontribut e të jetë e qëndrueshme në mesazhet e saj”, shtoi Hajdari.

Të fundit