Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nesër në tavolinën e Procesit të Berlinit si sekser dhe trafikues i Open Balkan

Rama nesër në tavolinën e Procesit të Berlinit si sekser dhe

Nga Petrit Vasili

Tam tamet rilindase të Edi Ramës po përpiqen dëshpërimisht të zhurmojnë sa munden me gjoja detaje organizative e broçkulla të tjera të këtij lloji për Samitin e nesërm të Procesit të Berlinit.

Por askush nga ne nuk ka harruar se vetëm pak muaj më parë në nëntor të vitit 2022 në Shkup Rama deklarohej hapur kundër Procesit të Berlinit dhe pro Open Balkan duke thënë:

"Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë për dore të tjerët.”- tha Rama.

Ndërsa nesër në Sumitin e Procesit të Berlinit Edi Rama ulet në tavolinë si trafikuesi dhe sekseri i Open Balkan, procesit më malinj e diametralisht të kundërt me procesin e Berlinit.

Open Balkan përveç ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgjë tjetër.

Sabotimi i Procesit të Berlinit ishte misioni i vetëm i Edi Ramës, që detyroi kancelaren Merkel të mbante qëndrime të prera dhe parimore, që rikthyen procesin në shinat e Procesit të Berlinit.

Sot e kësaj dite Open Ballkan është në fuqi.

Serbia e Open Balkanit në vend të paqes ka treguar një fytyre edhe më agresive, provokuese e shoviniste se më parë kundër Kosovës duke krijuar tension në të gjithë Rajonin.

Koha i dha plotesisht te drejte Albin Kurtit qe e denoncoi Open Balkan si projekt ruso-serb, e refuzoi prere dhe i qendroi besnik Procesit te Belinit.

Edi Rama ka bere vetem nje deklarate mediatike per gjoja misionin e kapecyer te Open Balkan nderkohe qe ka qene dhe mbetet promovuesi i perveluar i kesaj nisme serbo ruse.

Por te gjitha aktet zyrtare shteterore te Open Balkan jane ne fuqi dhe nuk jane shfuqizuar, me qelimin e mbrapshte, per tu perdorur ne menyre te pabese sa here qe tu krijohet hapesira per te ringjallur kufomen e Open Balkan.

Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte keto marreveshje shtetetore te Open Balkan si prove mirebesimi perpara uljes neser ne taviolinen e Procesit te Berlinit.

Neser do te shohim po te njejten fytyre prej çingije te Edi Rames, qe do sperdridhet perpara liderave te Europes, do te shpërveshë buzet ne buzeqeshje te shtira dhe do te shtrije krahet ne perqafime e shtrengime idiote provinciale.

Imoralitet pertej çdo kufiri ky i Edi Rames, qe brohoret sot per organizimin neser ne Tirane te Sumitit te Procesi i Berlinit, por qe gjithsesi do te jete ne tavoline si sekseri dhe trafikuesi i Open Balkan!

 

Të fundit