Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama përdor institucionet si ‘kamxhik”, Salianji: SPAK të japë përgjigje për Mcgonigal

“Rama përdor institucionet si ‘kamxhik”, Salianji: SPAK

Në një dalje publike për emrat Ervin Salianji ka lëshuar akuza ndaj institucioneve të drejtësisë që nuk nisin hetimet për çështjen Mcgonigal dhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i Partisë Demokratike tha se të gjithë institucionet janë në “thundrën” e autokratit dhe që për shkak të frikës nuk kthejnë përgjigje.

“Të gjitha institucionet janë në thundrën e autokratit. Të gjitha institucionet për shkak të frikës së Ramës dhe hetimit të çështjes McGongial ose heshtin ose nuk kthejnë përgjigje. Me urdhër të Ramës është bllokuar kërkesa për Komisionin Hetimor. Disa institucione duke i përdorur Rama si kamxhik për të goditur ata që dalin nga vatha e tij.“

“Ministri i Brendshëm zoti Bledar Çuçi nuk është takuar me Gonigal,”, na është thënë nga autoritetet, shkresa dërguar informativ shtetëror , tregon se është në kontroll të kryeministrit.”

 Salianji vuri në dyshim autoritetin që ka SPAK-u ku meqë nuk i kthen përgjigje një deputeti atëherë çdo ndodh me qytetarë të tjerë.

“Gjithsecili e mendon se kur SPAK nuk i kthen përgjigje një deputeti, imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarë të tjerë dhe se sa fuqi ka kjo strukturë. E inkurajon SPAK, por presim përgjigje për këtë çështje që për tejkalim kohor, s’jep dot përgjigje nëse ka takime apo kanë nisur hetimet.”

Të fundit