Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i PE, Bardhi: Konfirmoi se rruga drejt BE kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar

Raporti i PE, Bardhi: Konfirmoi se rruga drejt BE kalon vetëm përmes

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi komentoi raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Në FB, ai shkruan se ky raport konfirmoi se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Reagimi i plote:

Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas raportit të Parlamentit Europian të miratuar dje në Komision:
·         Zgjedhjet e 11 Majit dhe mbrotja e korrupsionit të Belinda Ballukut janë një njollë turpi për Shqipërinë.
·         Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz.
·         Kërkohet rritje e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publik dhe koncesionet, si dhe sektorin e ndërtimit.
·         Reformë Zgjedhore dhe Reformë Territoriale duhet të jenë konsensuale.
·         Kërkohet forcim i mbikëqyrjes parlamentare.
·         Konstatohet presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar.

Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.

Të fundit