Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i PE, Berisha: Dënohet mizogenia e Ramës ndaj gazetarëve

Raporti i PE, Berisha: Dënohet mizogenia e Ramës ndaj gazetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u ndal te përmbajtja e raportit, duke theksuar se në të përmendet edhe termi “mizogjeni” në lidhje me qëndrimet e Ramës ndaj gazetarëve.

Berisha: Tani këtu janë 29 faqe, unë do i kërkoj zyrës së shtypit ta përkthejë, le që e përkthen Komisioni ka mundësi, dhe t’ua përcjellë edhe anglisht, edhe shqip. Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve. Termi mizogen për herë të parë, nuk e kisha lexuar ndonjëherë në një raport. Mizogen. E keni këtu dhe i përshëndes dhe i përgëzoj se nuk ka njeri më mizogen se Edi Rama.

Pickon si i tërbuar ministrat para kamerave, si Idi Amin, se ju e keni parë vetë. Etj me radhë.
Këtu mund të vazhdojmë shumë gjatë, por unë po e ndërpres më këto çështje. Ju do e lexoni vetë.
Por bëra këtë hyrje se do të dëgjoni të dalin përfaqësuesit dhe të thonë raport i shkëlqyer, i falenderojmë. Hipokritët se kudo janë veprat e tyre në këtë raport. Raport shumë objektiv, një mbështetje reale për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit.

Të fundit