Flash News

Ditari i Opozitës

"Raporti zbardhi pazaret", Berisha: Si u përdorën milionat, makinat publike dhe patronazhistët në fushatë

"Raporti zbardhi pazaret", Berisha: Si u përdorën milionat,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përdorim të buxhetit të shtetit në funksion të fushatës elektorale dhe për shpërblime ndaj bizneseve pas zgjedhjeve.

Në një deklaratë nga selia blu, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se “nuk mund të ketë garë të barabartë”, kur, sipas tij, pushteti përdor çdo mjet publik nga fondet për fermerët e pensionistët, deri te automjetet shtetërore  për të ndikuar votën.

Ai akuzoi gjithashtu Prokurorinë e Posaçme për “heshtje” ndaj këtyre shkeljeve dhe për mbrojtje të interesave të qeverisë.

Berisha: Po si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetin e shtetit paguan 100 euro për pensionist, dhuratë për votë. Si mund të jetë garë e barabartë, kur ai që ka buxhetn e shtetit nga 34 milionë, që ka dhënë një vit më parë për fermerët, e çon në 240 milionë fondin dhe vetëm për grante kanë aplikuar 74 mijë, dhe që nuk ua ka dhënë se i kishte për mashtrim. Aplikoni se do ua jap. Asnjë nuk u ka dhënë prapa.
Si mund të jetë garë e barabartë, kur mijëra automjete publike nga kryeminsitri e ministri përdoren 2 muaj rresht në garë elektorale? Çfarë logjistike gjigante është kjo, krahasuar me kundërshtarin? Ata kanë meritën, fushë e pabarabartë. Dhe kjo, nuk përbën krim monstruoz për Altin Troplinin. Jo, se ky është një mercenar i Edi Ramës.
Por ka gjë më të turpshme se prokurori i prokurorisë speciale të thotë se, patronazhistët nuk janë shkelje ligji. Me të njëjtën lehtësi, sikundër deklaroi se ndalimi i komunikimit me avokatin nuk është shkelje ligji, dhe se po vendosën 2 gjykatës Kushtetuta nuk ka më vlerë. Absolutisht, në raportin e tyre. Ata denoncojnë përdorimin e fuqisë ekzekutive, siç e keni dëgjuar për leje, legalizime, certifikata pronësie dhe me radhë.
Çfarë ndodhi pas zgjedhjeve?
Të gjitha kartelet u shpërblyen me shuma përrallore. Këto që dëgjoni ju, se ky do ndërtojë 14 kulla e 12 vila, këto janë që të gjitha paratë e tyre, janë presta nome që përdoren. Vetëm Fatmir Troplinit i ka dhënë në Durrës 5 kulla, nga të cilat edhe 54 katëshe dhe 12 pallate në tokë publike 38 mijë m2.
Ai dhëndri i tyre, shpallet në kërkim gjoja, pasi e fsheh në xhep mandatin e arrestit që solli Italia.
Pra, raporti në fakt fakton 100% ato që janë thënë në rezolutat ndërkombëtare dhe ato që ne kemi paraqitur para shqiptarëve 3 muaj rresht fakte e dokumente.

Të fundit