Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi në PD, Bozdo: Më i vlefshëm sesa një garë me kandidatë sa për të plotësuar numrin

Referendumi në PD, Bozdo: Më i vlefshëm sesa një garë

Deputeti i PD-së Eno Bozdo foli për mediat pas votimit në referendumin për votëbesimin e kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Bozdo e quajti referendumin si një proces politik të vlefshëm përballë një gare me kandidatë që janë atje thjesht për të plotësuar numrin.

“Është më mirë të kemi një proces politikisht i vlefshëm se një garë me kandidatë që janë atje thjesht për të plotësuar numrin. Kjo do të ishte një farsë. Ndërsa njerëzit kanë mundësi të zgjedhin nëse janë pro apo kundër këtij vendimi.

Kjo është mënyra më e mirë. Votimi është i fshehtë dhe votimi po zhvillohet në të gjithë degët e PD –së së Republikës”, tha Bozdo. 

 

 

 

Të fundit