Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi në PD, Lela: Berisha udhëhoqi betejën për mbijetesën e opozitës

Referendumi në PD, Lela: Berisha udhëhoqi betejën për

Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, foli mbi zgjedhjet që mbahen sot për kreun e ri të PD dhe paraqitjes së vetëm Sali Berishës në fletën e votimit .
“Procesi deri tani po shkon shumë mirë, nuk pritej ndryshe në fakt. Dimë që lajmërimi dhe angazhimi kanë qenë të plotë dhe shpresojmë që kështu do të jetë edhe reagimi i masës demokrate, sepse ky është një rast për të rikonfirmuar përmbylljen e një beteje të gjatë me pushtetin dhe Berishës që i priu kësaj beteje për mbijetesë. Në proces nuk shpëtoi vetëm Partia Demokratike por edhe opozita”, tha ai i ftuar në News 24.

Lela nuk i ka kursyer edhe batutat ku tha se mungesa e kandidatëve të tjerë përballë Berishës, është sepse askush nuk mund të kandidojë përballë një "skuadre të madhe”.

“Imagjinoni një garë të Berishës me persona të panjohur. Referendumi për kreun e PD duhet të jetë diçka serioze
Garë ka kur luan Bayern-i me Parisin, jo kur luan Bayern-i me Prrenjasin.
Është dëshira e Prrenjasit të luajë me Bayernin por jo se ka garë. Gara duhet të jetë e vërtetë e të tingëllojë si garë, jo të jetë i simuluar”, tha ai.

Të fundit