Flash News

Ditari i Opozitës

Rënia e bustit të diktatorit Hoxha, ‘Grupimi 90’: Njësoj si 32 vite më parë, e njëjta frymë persekutimi

Rënia e bustit të diktatorit Hoxha, ‘Grupimi 90’:

Sot shënohen 32 vite nga rënia e bustit të diktatorit Enver Hoxha. Kryetari i “Grupimi 90”, Ajet Ramçaj, tha në një deklaratë për mediat se sot kur Shqipëria po jeton në demokraci, është poe njëjta frymë perskeutimi si 32 vite më parë.

Ramçaj thotë se qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka larguar me vetëdije 900 mijë njerëz.

Ai theksoi se “Grupimi 90” do të qëndrojë krah Partisë Demokratike, si partia që solli pluralizimin në Shqipëri.

Deklarata e Ramçajt:

Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore.

Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite.

Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi. Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po  i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët.

“Grupimi ‘90”, është organizatë partnere e cila do të qëndrojë në krah të Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste në Shqipëri, ajo që solli demokracinë në Shqipëri dhe njohu fitore edhe në kohë të mëdha sfidash.

Të fundit