Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta e integrimit, Berisha zbardh qëndrimin e PD: Asnjë vlerësim për qeverinë, duhet proces i bazuar në meritë

Rezoluta e integrimit, Berisha zbardh qëndrimin e PD: Asnjë

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur qëndrimin e PD për rezolutën e integrimit, e cila u miratua të enjten në Parlament.

Berisha sqaroi se qëndrimi i demokratëve  mbetet i pandryshuar dhe se dokumenti nuk përbën një mbështetje pa kushte për qeverinë.

Sipas Berishës, Partia Demokratike e mbështet procesin e integrimit, por thekson se Shqipëria aktualisht nuk plotëson asnjë nga kriteret e kërkuara, me përjashtim të atij gjeopolitik. Duke iu referuar përmbajtjes së rezolutës, ai tha se dokumenti nuk përmban asnjë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë apo të parlamentit.

Qytetari: Përshëndetje. Rezoluta PD-PS për integrimin, ngjan si një frymëmarrje që i jepet Ramës. Mund të na sqaroni diçka më shumë? Faleminderit.

Berisha: Rezoluta PD-PS shpreh atë që ne si Partia Demokratike kemi deklaruar gjithnjë, siç e dini ju, që ne mbështesim procesin e integrimit, ndonëse theksojmë se përveç kriterit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Dhe ju lutem, rikujtojeni këtë, këtë qëndrim tonin, këtë tezë kryesore tonën. Pse është kjo?

Ta zbërthejmë pak. Pas luftës në Ukrainë dhe disa ndryshimeve të tjera, në Bruksel u krijua opinioni se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet pa vonesë, të themi. Dhe u krijua përshtypja se po sakrifikohet platforma e integrimit bazuar në meritë për shkak të predominimit, të prevalencës të faktorit gjeopolitik. Ne, duke thënë të vërtetën, themi jemi dakord për integrimin, por përveç faktorit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter.

Në qoftë se lexon, i dashur mik, rezolutën dhe unë njerëzisht ju kërkoj ta lexoni, nga rrjeshti i parë deri tek rrjeshti i fundit nuk gjeni absolutisht asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Nga rrjeshti i parë tek rrjeshti i fundit renditen kërkesa, detyra për parlamentin dhe qeverinë. Pra, në qoftë se ne insistojmë që për të ecur drejt integrimit duhet të ketë një performancë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe në performancë, unë besoj se kështu ne mbrojmë interesat e qytetarëve.

Të fundit