Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta për sulmin në Veri, Shehu: Edhe Grupi i PS e “rrëzon” Ramën?!

Rezoluta për sulmin në Veri, Shehu: Edhe Grupi i PS e

Deputeti demokrat, Tritan Shehu komentoi rezolutën e miratuar nga PS  për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë, e si pasojë e të cilit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se edhe vetë grupi i PS hedh poshtë deklaratat e Edi Ramës sepse distancohet nga dy opsionet kryesore politike të paraqitur nga ai vetë: Organizimi i një konference të jashtëzakonshme paqeje, si dhe kalimi i Veriut të Kosovën nën kontrollin e plotë të KFOR.

Reagimi i plotë

Edhe Grupi i PS “rrezon” Ramen?!

Hap ky drejt nje “mocioni mosbesimi” ndaj tij?!

Projekt rezoluta per Kosoven e paraqitur nga ai grup distancohet nga dy obsionet kryesore politike te paraqitur nga Rama.

Pra nuk ka ne ate asnje fjale, qofte dhe si permendje per dy nga propozimet kryesore te tij:

1- Organizimi i nje konferene te jashtezakoneshme paqeje.

2- Kalimi i Veriut te Kosoven nen kontrollin e plote te KFOR.

Ne realitet keshtu ky grup distancohet nga Kryetari i tyre, per dy ceshtje thelbesore te kerkuara nga ai!

Kaq negative e te rrezikeshme jane ato dy propozime te Rames per Kosoven, shqiptaret e Rajonin, sa dhe grupi i tij nuk ka “guximin” as t’i permende!

Te shpresojme se ky eshte fillimi i “zgjimit” te kolegeve socialite, e marja prej tyre e pergjegjesive te domosdoshme!

Përmbajtja e rezolutës
REZOLUTE PËR DËNIMIN E SULMIT TË ARMATOSUR TERRORIST NË VERI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE MBËSHTETJEN E PËRPJEKJEVE PËR GARANTIMIN E SIGURISË DHE PAQES NË VEND E NË RAJON

-Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;
-Në mbështetje të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve të saj Kushtetuese.
-Në mbrojtje të vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon:
-Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
-Dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, i cili i mori jetën një punonjësi të Forcave të Policisë së Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur nga radhët e saj.
- Përgëzon institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për maturinë dhe profesionalizmin e tyre si dhe vlerëson forcat e EULEX-it dhe KFOR-it për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin, në aksionin për zmbrapsjen e sulmeve kriminale të njësive terroriste dhe neutralizimin e përpjekjeve për përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosoves dhe destabilizimin e vendit.
-Mbështet çdo masë dhe veprim të ndërmarrë nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës për të parandaluar e goditur me mjete kushtetuese e ligjore përpjekjet për të cënuar, rrezikuar, sulmuar dhe rrëzuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, jetën. sigurinë dhe harmoninë e qytetarëve të saj.

-Kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët.
-Kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen politike, logjistike e morale të akteve të grupit terrorist në veri të Republikës së Kosovës.
-Inkurajon dhe përkrah të gjitha institucionet e Kosovës për punën, përkushtimin dhe përpjekjet që synojnë integrimin e plotë dhe bashkëjetesën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
-I bën thirrje Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë strategjik që të ngrenë në nivelin me të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun eminent që po i kanoset sigurisë dhe paqes në Kosovë, në rajon e më gjerë.
-Vlerëson se prania e shtuar e KFOR-it në veri të Kosovës është një garanci për paprekshmërinë e kufijve të saj si dhe për sigurinë dhe paqen në tërë rajonin
- Mbështet përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë në një frymë paqësore e bashkëpunimi dhe bashkohet me qëndrimet e Presidentes së Republikës së Kosovës për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi mbi bazën e një projekti të përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me asociacionin, i cili duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me kërkesat legjitime të saj.

Të fundit