Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta për Kosovën, Shehu: Grupi parlamentar i PS u distancua nga Rama

Rezoluta për Kosovën, Shehu: Grupi parlamentar i PS u distancua nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se rezoluta e miratuar në Kuvend për Kosovës  nxori në pah mos dakordësitë mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në A2 CNN, Shehu tha se grupi i PS nuk vendosi që të bënte pjesë të rezolutës qëndrimin e ashpër që kryeministri Rama pati ndaj Kosovës.

Për Shehun, Rama përcolli në Kuvend interesat e Serbisë, por pavarësisht kësaj nuk guxoi që t’i vendosë ato në një dokument zyrtar, siç është rezoluta.

“Në rezolutën që miratoi grupi i PS-së, nuk ishin qëndrimet e Ramës, fjala e ministrit të jashtëm nuk ishin këto, ka një diskordancë mes grupit parlamentar dhe kryeministrit, grupi parlamentar nuk pranon të njësohet me kryeministrin, ministri i jashtëm nuk pranohet të njësohet me kryeministrin, sepse Rama i paraqiti si kolona të forta politike, dhe këto nuk u vunë, pra kjo tregon ambiguitetin që janë te këto deklarata, që grupi i PS nuk i vendosën, Rama nuk guxoi që t’i vendosë këto gjëra në një dokument zyrtar, i hodhi si fjalë, i tha si fjalë, por nuk i vuri në rezolutë, kjo tregon që edhe këto vetë nuk janë në interesat tonë, janë fjalë, bën deklarata në kundërshtim me interesin e Kosovë, rajonit, të shqiptarëve duke përcjellë kërkesat e Vuçiçit dhe nga ana tjetër nuk i vendos në një dokument zyrtar siç është rezoluta”, tha Shehu.

Të fundit