Flash News

Ditari i Opozitës

“Rilindja ua ka larguar shërbimet qytetarëve”, Meta: E përdorin vetëm Durrësin për të vjedhur

“Rilindja ua ka larguar shërbimet qytetarëve”, Meta: E

Ilir Meta ka reaguar në faqen e tij në “Facebook” lidhur me qytetin e Durrësit. Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se qytetarëve të kësaj zonë do u hiqet Gjykata e Apelit, ajo e Shkallës së Parë Administrative ndërkohë që u është hequr zyra e Kadastrës që është transferuar në Tiranë.

Ai shtoi se Durrësi do të votoj për të ndëshkuar sektin e “Rilindjes” që sipas ish-Presidentit e përdor qytetin vetëm për të vjedhur pasuritë e tij.

Reagimi i Ilir Metës:

Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë.

Pra, qytetarëve të Durrësit, "Rilindja" vetëm ua ka larguar shërbimet, j’ua ka bërë tepër të vështirë marrjen e drejtësisë, u ka rritur kostot për shkak të distancës dhe nuk ka ofruar asnjë lehtësi, përveçse ju ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën.
Ndaj Durrësi do të votojë masivisht për Ndryshimin, për të ndëshkuar sektin e "Rilindjes", që e përdor Durrësin vetëm për të vjedhur e plaçkitur pasuritë e tij dhe taksat e qytetarëve.

Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!

Të fundit