Flash News

Ditari i Opozitës

Gjinushi sërish në krye të ASH, Zhupa: Veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve të PS

Gjinushi sërish në krye të ASH, Zhupa: Veshi kostumin me porosi

Vjen reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa pas rizgjedhjes së Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një postim në Facebook, Zhupa e ka cilësuar procesin një “farsë” dhe një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave.

Ajo shkruan se vetëm zgjedhje nuk pati po veç votime komuniste ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni.

Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po veç votime komuniste dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar ‘me zgjedhje’ kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar më 18 korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesisht, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës.

Akademia e Shkencave duhet përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, të procedurave, të modelit demokratik, të barazisë dhe konkurrencës, si garës së ideve. Fatkeqësisht, ngeli në moçal, si rezultat i futjes brutale të Kuvendit në një proces zgjedhor për ta kthyer në farsë dhe turp.

Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon’, shkruan Zhupa.

 

Të fundit