Flash News

Ditari i Opozitës

Rama pranoi interpelancë me grupin Basha, Salianji bllokon foltoren dhe i ndërpret fjalën

Rama pranoi interpelancë me grupin Basha, Salianji bllokon foltoren dhe i

Kryeministri Rama më në fund është bërë pjesë e seancës plenarë të Kuvendit. Rama mungoi për disa seanca radhazi duke mos u paraqitur pavarësisht kërkesave nga opozita për t’u ballafaquar me problematikat.

Teksa do të merrte fjalën në interpelancë me Kreshnik Çollakun, deputeti demokrat Ervin Salianji i ka ndërprerë fjalën Ramës.

Salianji i është drejtuar foltores për të folur, por nuk është lejuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Nuk mund të ndërhysh në mes të interpelancës”, ka thënë Nikolla.

Demokrati u shpreh se Nikolla dhe Rama mbajnë peng seancën, pasi pranuan kërkesën e deputetit të Bashës për interpelancë dhe jo kërkesën për mocion me debat me opozitën.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i bëri thirrje Nikollës t’i jepte fjalën Salianjit para Ramës, por Nikolla nuk e lejoi Salianjin.

Të fundit