Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji ironizon Bashën: Ka një ngjashmëri të frikshme me një deputet me biçikletë

Salianji ironizon Bashën: Ka një ngjashmëri të frikshme me

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar Lulzim Bashën duke e krahasuar me Selami Jenisherin, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në një intervistë për Abc News, Salianji ka deklaruar se i vjen për të qeshur kur shikon Bashën. Ai shtoi se nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, mund ta komentonte gjithë kohën duke qeshur.

“Kam përshtypjen që unë mezi e mbaj të qeshurën kur e shoh. Pra, një personazh butaforik, për fat të keq, një njeri që ka marrë çdo gjë nga demokratët dhe PD, sot një personazh që nuk i vlen as PS që ky do t’i shërbej. Ishte me një gjuhë shumë të ashpër sot, sidomos edhe ky serioziteti e bën dhe më të fortë në qendrimet ndaj qeverisë, por nuk i duhet qeverisë. Pra, më kujton disa deputetë të sanksioneve të kaluara kur ne lajm mandatet që reagonin po me forcë, ka një ngjashmëri të frikshme me njërin prej tyre, ishte një deputet me biçikletë që ka dal tani dhe thotë ‘jam trajner i kombëtares’, pra për analogji ky thotë jam trajner i PD”, u shpreh ai.

Të fundit