Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji përplaset me deputetin e PS-së: Mos mu drejto mua si gangster, je pocaqi

Salianji përplaset me deputetin e PS-së: Mos mu drejto mua si

Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ditën e sotme. Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se duhen kthyer vëmendja tek aktualiteti dhe të thirret ministri Balla të japë llogari.

Kjo kërkesë u ironizua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili përmendi se nuk po bëhen dot 7 deputetë saç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë

Po ashtu Salianji ka debatuar ashpër ndaj deputetit socialist Alban Xhelili të cilin e akuzoi se është i mbështetur nga krimi.

‘Qeshni qeshni, se ju merrni vini të merrni një rrogë këtu dhe e mbyllni. Mos mu drejto mua si gangster, drejton dot këtu. Ti je jo ushtar, që s’ngre dot as zërin as për të ngritur dorën.

Ti je pocaqi që ke ardhur në Parlament për të ngritur dorën, ti ke ardhur këtu i mbështetur nga krimi.’- tha Salianji.

Të fundit