Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji takim me demokratët e Kavajës: Nuk iu nënshtruan presion dhe joshjes së qeverisë

Salianji takim me demokratët e Kavajës: Nuk iu nënshtruan presion

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët e Kavajës.

Në një postim në Facebook, Salianji ka ndarë disa foto nga takimi ku shkruan se qytetarët e Kavajës nuk iu nënshtruan presionit dhe joshjes së qeverisë. Salianji shton se qytetarët e Kavajës më 20 shkurt do të bëhen bashkë para Kryeministrisë.

“Në Synej, me banorët punëtore e të palodhur, demokratët e palekundur të cilet nuk ju nenshtruan presionit e joshjes së qeverisë dhe i kthyen Bashkinë qytetarëve të Kavajës në zgjedhjet e fundit. Ata e dinë se e keqja vjen nga abuzimi me pushtetin në Tiranë, dhe me shpirtin e frymën e fitores do bashkohen me 20 shkurt para Kryeministrisë”, shkruan Salianji në postim.

Të fundit