Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për Kosovën, Balliu: Rama kopjoi fjalimin e Enver Hoxhës në 1946-n

Seanca për Kosovën, Balliu: Rama kopjoi fjalimin e Enver Hoxhës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi retorikën e përdorur nga kryeministri Rama në seancën e posaçme të së enjtes për Kosovën.

I ftuar në Klan News, Balliu tha se Rama kopjoi një fjalim të Enver Hoxhës në vitin 1946. Ai theksoi se në fjalimin e tij Rama shprehu një urrejtje për Kosovën duke sulmuar edhe Albin Kurtin.

“Edi Rama kishtë një presion ndërkombëtar që të votonte një rezolutë në mbështetje të rezolutës së Kosovës. Ai (Rama) ka urrejte për Kosovën. A e di çfarë fjalimi mbajti ditën e djeshme? Ka qenë fjalimi i Enver Hoxhës në vitin 1946 kur u kthye nga Jugosllavia ku sulmonte Fishtën. Ngrinte në qiell Jugosllavinë, Serbinë dhe Titon dhe sulmonte Fishtën sepse ai fliste për heronjtë shqiptarë. Të njëjtën gjë bëri edhe Rama ku sulmoi Albin Kurtin. Ndërkohë, ky i detyrohet një ndjesë Albin Kurtit”, tha Balliu.

Të fundit