Flash News


Ditari i Opozitës

‘Secili ka ‘diellin’ e tij’, Berisha tregon a do ta ftojë Luiz Ejllin në fushatën e PD

‘Secili ka ‘diellin’ e tij’, Berisha tregon a do ta

Kreu i PD është pyetur nga qytetarët në një bashkëbisedim në Facebook nëse do ta ftojë këngëtarin dhe konkurrentin e Big Brother Vip, Luiz Ejllin në fushatën e PD.

Berisha nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por tha se secili ‘ka diellin’ e tij dhe se nuk ka një përgjigje për këtë pyetje tani.

“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi, mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi (nuk shkoj më tutje sepse nuk dua, e thashë edhe para dy netësh, secili ka “diellin” e vet dhe unë nuk dua t’i përzihem kujt, askujt në “diellin” e tij), meritoi plotësisht  admirimin e publikut shqiptar dhe më gjerë. Faleminderit shumë për pyetje.

Pra,  secili ka shkëlqimin, ka “diellin” e tij. Prandaj dhe nuk ka një përgjigje për këtë pyetje tani”, tha Berisha.

Të fundit