Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Shehaj: PD do hyjë në Kuvend pavarësisht se kush do jetë kryetar; Komenton vendimin e DASH për Berishën ‘non grata’
Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj është shprehur i bindur se PD do të hujë në Kuvend në shtator pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i PD në 13 qershor.
“ E rëndësishme nuk është njohja e zgjedhjeve, por nëse do futemi ose jo në Parlament. Unë them që PD duhet të pranojë mandatet dhe do t’i pranojë, pavarësisht kush do të jetë kryetari i ardhshëm. Nuk ka shans të përsëriten zgjedhjet. Mendoj që lidershipi i PD ka përgjegjësi kryesore për rezultatin. Mendoj se PD fiton ose humbet zgjedhjet në bazë të kandidatit tonë për kryeministër. Përgjegjësia kryesore është e liderit të Partisë Demokratike”, tha Shehaj në ‘Opinion’.
Shehaj ka folur edhe lidhur me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai tha se nuk dëshiron të komentojë një vendim politik të SHBA, teksa shtoi se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.
Kandidati për kreun e selisë blu pohoi se nëse merr drejtimin e PD, Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike. Po ashtu, Shehaj vlerësoi dhe punën e ish-kryeministrit Berisha për orientimin e Shqipërisë drejtë demokracisë perëndimore.
“ Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje”, tha Shehaj.