Flash News


Ditari i Opozitës

Shehaj: Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë

Shehaj: Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë

Koordinatorja e Njësisë Antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, ka hedhur dyshime se projekti i Portit të Durrësit po përdoret për diçka tjetër.

E ftuar në studion e “Open” në News 24, Shehaj tha se kryeministri Rama ka disa kohë që kërkon t’i japë dalje në det Serbisë. Sipas saj, marrëveshja për Portin e Durrësit me investitorin arab Mohamed Alabbar lidhet pikërisht me këtë ide.

“Më skandalozja, problemi më kryesorë është që me këtë shoë që mban me Alabbar po bën mungesë transparence sesi do jetë formula, ne nuk e dimë se çfarë do t’i japim këtij për ndërtimin e portit, nuk dimë sa do zgjasë. Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë. U bë kaq kohë dhe ai atë gjë që po bën atje, e bën pikërisht për këtë. Ideja është që ky zotëria i ka të gjitha me laps dhe me letër, do ulë fuqinë punëtore dhe po shkatërron Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Të fundit