Flash News


Ditari i Opozitës

Shehaj: Rama nuk mori pjesë në seancë qëllimisht, tentoi të eliminojë opozitën

Shehaj: Rama nuk mori pjesë në seancë qëllimisht, tentoi

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, komentoi mungesën e Ramës në Kuvend kur demokratët kishin kërkuar interpelancë për skandalin ‘McGonigal’.

I ftuar në studion e News 24, Shehaj tha se Rama ka tentuar të eliminojë opozitën. Deputeti shtoi se demokratët kërkojnë një Komision Hetimor për skandalin ‘McGonigal’, ndërsa Rama iu fsheh qëllimisht seancës.

“Kryeministri është përfshirë në një hetim nga FBI, kundër një ish-agjenti që akuzohet se ka marrë para dhe ka fshehur takimet me kryeministrin e vendit tonë. Referuar aktakuzës. Kjo është një gjë e padëgjuar ndonjëherë që një kryeministër të jetë i përfshirë personalisht në manipulimin, aq më tepër për të sulmuar opozitën.

Për këto ne kërkojmë që ai të vijë në Kuvend dhe të japë shpjegime. Ka ndodhur që kryeministri ka tentuar të eliminojë opozitën, nuk po flasim për diçka të parëndësishme që duhet ta presim të gjejë kohë dhe të vij të japë shpjegime.

Kërkojmë dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë çështje, dhe për këtë arsye kemi tentuar të bllokojmë seancën. Kjo është një çështje shumë e rëndë, dhe për ne ka rëndësi të zbatohet ligji dhe rregullorja e Kuvendit. Kryeministri nuk mund të fshihet. Mospjesëmarrja e tij është e qëllimtë.

Ky është tregues se Rama nuk ka çfarë të thotë dhe se është i zhytur në aferë. Janë fakte në aktakuzë. Vetëm kjo mjafton që në një vend normal kryeministri të japë dorëheqjen.

Kjo është arsyeja se përse do të protestojmë në 11 shkurt. Korrupsioni në Shqipëri është për të mbajtur pushtetin dhe për të zhdukur opozitën”, tha Shehaj.

 

Të fundit