Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Universitetet shqiptare janë në gjendje të mjerueshme

 Shehu: Universitetet shqiptare janë në gjendje të mjerueshme
Deputeti demokrat, Tritan Shehu në seancën e sotme parlamentare foli për “krizën” në universitetet shqiptare.

Ai u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes. Universitetet shqiptare po ngelin bosh çdo ditë e më tepër. Po mbyllen çdo ditë dhe po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

Këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike. Universiteti i Gjirokastrës i ka dhënë atij qyteti aq shumë dije, rrezikon të mbyllet.

Jo vetëm ai, por shumë universitete të tjera po pësojnë të njëjtin fat. Tragjedi e vërtetë.

Kjo lidhet padyshim me probleme që janë të mëdhaja, ekonomike, sociale, politike, por edhe me politikat universitare”, u shpreh ai.

Të fundit