Flash News

Ditari i Opozitës

Shënimi që la në SPAK/ Berisha: Dumanit i shtohet mbiemri Vila! Vetingu i tij është një proces i rremë

Shënimi që la në SPAK/ Berisha: Dumanit i shtohet mbiemri Vila!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur para ambienteve të SPAK tregoi shënimin që la në për ish kreun e SPAK, Altin Dumani. 

Berisha: Tani, shënimi që lashë: Altin Maneku Troplini Hajri shtohet edhe mbiemri Vila.
Sot shqiptarët do mësojnë se ai që ka kryesuar këtë institucion, është një pare-larës i shpifur, është një mashtrues ordiner, është një delinkuent i vërtetë sipas dokumenteve të këtij shteti.
E kam denoncuar vite më parë dhe për fat të keq ka arritur të kapërcejë i palagur, ndonëse siç do faktohet këtu, ky është një mashtrues i shpifur.
Vetingu i tij është një proces i rremë, i turpshëm, i dokumentuar.

Të fundit