Flash News

Ditari i Opozitës

"Shpatullat e brezit të ri nuk mund të mbajnë përsipër dështimet e qeverisjes 10 vjeçare të vendit"

."Shpatullat e brezit të ri nuk mund të mbajnë

Studentët e mjekësisë e kanë nisur këtë vit të ri akademik me protesta. Të shumta janë ato figura politike që i mbështesin në këtë betejë kundër ligjit të miratuar nga qeveria për kontratën e punës.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi është shprehur se shpatullat e brezit të ri nuk mund të mbajnë përsipër dështimet e politikës së qeverisjes 10 vjeçare të vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kërpaçi shkruan se dedikimi i jetës në shërbimin shëndetësor është pasion dhe nuk ka pagesë apo kontratë që mund të shlyejë kontributin e mjekut për shoqërinë.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçi

Shpatullat e brezit të ri nuk mund të mbajnë përsipër dështimet e politikës së qeverisjes 10 vjeçare të vendit.

Është e Padrejtë!

Studentët e Mjekësisë këtë vit akademik e nisën në protestë, e cila po ndihet brenda e jashtë auditoreve.

Protestë e cila ndikon jo vetëm jetën akademike të atij universteti, por ndikon edhe jetën shoqërore në përgjithësi.

Nëse po protestojnë sot që janë studentë, po nesër që do të jenë profesionistë të shëndetësisë, sa janë gjasat që do pajtohen të punojnë në një shtet të dobësuar nga padrejtësia, korrupsioni dhe keqqeverisja?

Sa e lakmueshme do të jetë për ta një ofertë pune jashtë vendit, në një kohë kur në shtetin e tyre kanë njohur vetëm arrogancën dhe mungesën e vëmendjes?

Në një kohë kur e gjithë Europa është në konkurencë  të fortë, për të tërhequr pranë vetes profesionistët më të mirë, qeveria shqiptare nuk gjen dot kohë të shkojë dhe të dëgjojë studentët, e të japi zgjidhje problemit duke pasur parasysh interesin më të mirë të studentëve.

Kontrata e punës me detyrim nuk është zgjidhje reale për të mbajtur mjekët në vend.

Çdokush e di, se dedikimi i jetës në shërbimin shëndetësor është pasion dhe nuk ka pagesë apo kontratë që mund të shleyjë kontributin e mjekut për shoqërinë.

Ai kontrobut është i paçmueshëm dhe duhet më së pari të ndërtohet një shtet të mundësive dhe sigurive, ku të rinjtë duan ta ndërtojnë të ardhmen e ta kalojnë jetën.

Kjo do ta frenonte vërtet emigracionin dhe largimin masiv të çdo profesionisti, përfshirë dhe mjekët.

S'ka nevojë për ti lidhur me litar përmes ligjeve të veçanta. Vendi ka nevojë për një politikë që ka kujdes të veçantë për njerëzit dhe sheh edhe përtej hundës së vet.

Dëgjoni studentët, se mesazhet e tyre vlejnë më shumë për zhvillimin e shoqërisë, se çdo deklaratë patetike qeveritare.

Të fundit