Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria po zhduket”, Berisha: 935 mijë shqiptarë ikën nga vendi nga viti 2014 në 2022

“Shqipëria po zhduket”, Berisha: 935 mijë shqiptarë

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë alarmin se vendi po shpopullohet vita pas viti.

Duke folur në takimin e zhvilluar me kandidatët për kryetarë bashkie në të gjithë vendin, Berisha tha se 744 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për vendet e BE-së, nga viti 2014 në 2022.

Berisha: Shndërroi ndërkohë narkoeuron dhe grupet e saj, vendimmarrësin më kryesor për fatin e Shqipërisë, fatet e demokracisë shqiptare, fatet e vendit.

Me shumë, shumë dhimbje, me shumë, shumë keqardhje informoj ju dhe shqiptarët se statistikat e fundit të Eurostatit, që deri në vitin 2021, informonin se 744 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për vendet e BE-së, kjo shifër para pak ditësh është azhurnuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë Shqipërinë këto vite vetëm në BE, e jo ata që janë në SHBA, Kanada, Norvergji, pra në hapësirën jo Shengen, jo të BE-së.

Kurrë në histori ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim, apo një regjim siç po shkretohet këto vite. Sot një thirrje e përgjithshme është; të shpëtojmë Shqipërinë, ti dalim zot. 

Shqipëria po evaporon, po zhduket, po vdes me shpejtësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35 % të popullsisë së vet. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin, për shpëtimin e vendit.

Të fundit