Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria strehë për emigrantët nga MB? Zv.ministri: S'ka lidhje me marrëveshjen, marrim përsipër vetëm tranzitin

Shqipëria strehë për emigrantët nga MB? Zv.ministri:

Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare është shqyrtuar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.

Qeveria shqiptare ka dhënë më herët se kjo marrëveshje nuk parashikon krijimin e kampeve për trajtimin e emigrantëve të kthyer nga Britania në Shqipëri. Por mediat angleze kanë këmbëngulur të kundërtën, duke i ëmshuar faktit se Shqipëria do të strehojë refugjatët e paligjshëm që do të mbërrijnë në MB.

Kjo çështje ka shkaktuar debat në mbledhjen e sotme, ku deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj e ka pyetur zëvendësministrimn e Brendshëm Andi Mahila, nëse janë të vërteta lajmet.

Ky i fundit i ka mohuar lajmet, duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që Shqipëria të kthehet në vend grumbullimi për emigrantët. Ai ka shtuar se Shqipëria merr përsipër të krijojë lehtësi për tranzitin, nëse emigrantët dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre.

"Ajo që doli në mediat britanike i është kthyer përgjigje shteruese. Lidhjet që bëhen nuk janë të qenësishme. Kjo marrëveshje nuk ka fare lidhje me atë që shkruhet në mediat britanike. Është identike me atë që kemi me vendet e tjera të BE-së.  Nuk ka asnjë lloj mundësie që Shqipëria të kthehet në një vend grumbullimi të një numri masiv emigrantësh

Ndërsa pjesa e tranzitit mund të ndodhë që shtetasit që janë atje duan të kthehen në vendet e tyre, Shqipëria merr përsipër vetëm për të krijuar lehtësitë për tranzitin. Çdo gjë tjetër është në dorë të vendit iniciues. Dhe në rastin konkret nuk bëhet asgjë nëse vendi i origjinës nga është nisur nuk ka deklaruar se e pranon", tha Mahila.

 

Të fundit