Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipërisë do i dalim zot”, PD nxjerr spotin e protestës së 11 shkurtit

“Shqipërisë do i dalim zot”, PD nxjerr spotin e

Partia Demokratike ka nxjerrë spotin e protestës së 11 shkurtit. Me moton “Shqipërisë do i dalim zot”, PD fton mbështetësit dhe qytetarët në shesh në orën 12.00.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kjo do të jetë një protestë e fuqishme, por jo e vetmja.

Protesta u thirr pas skandalit McGonigal, ku rezultoi i përfshirë në një aferë ndërkombëtare kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ky i fundit dyshohet se ka paguar 225 mijë dollarë për të dëmtuar opozitën në vend. Berisha ka nxjerrë prova më herët se Rama është nën hetim nga SHBA-ja, ndërkohë që edhe SPAK ka nisur hetimet për këtë skandal, i cili mori përmasa të mëdha dhe që tronditi jo vetëm opinionin vendas, por ishte në faqet e para të medave më prestigjoze amerikane.

 

 

Të fundit