Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipërisë i dalim zot”, Berisha fton qytetarët në protestën e së enjtes

“Shqipërisë i dalim zot”, Berisha fton qytetarët

Sali Berisha paralajmëroi protesta të vazhdueshme si një shenjë e revolucionit demokratik. Ashtu siç kishte lajmëruar më parë kreu i Partisë Demotratike, protesta e radhës do të mbahet të enjten përpara Parlamentit.

Nëpërmjet një videoje në Facebook-un e tij, Berisha fton qytetarët t’i bashkohen protestës të enjten, në orën 10:00 përpara Parlamentit.

"Shqipërisë i dalim zot. E enjte, ora 10:00, para parlamentit", ishte slogani i videos.

Protesta u zhvillua të shtunën dhe të hënën, e para te Kryeministria dhe e dyta përballë Parlamentit. Qëllimi i protestës së opozitës është dorëheqja e Ramës nga qeveria.

Të fundit