Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet seanca e marrjes në pyetje për Berishën

Shtyhet seanca e marrjes në pyetje për Berishën

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të shtyjë për nesër seancën për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kjo për shkak të kallëximit të depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, ndaj gjyqtares Irena Gjoka.  

Dy avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kallëzuan gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre që firmosi masat pa i marrë më parë autorizim Kuvendit për heqjen e imunitetit.

Sipas GJKKO, seanca  e cila ishte parashikuar të zhvillohej në 18:00 është shtyre për nesër në orën 14:30.

Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, ditë e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet’, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Posaçme.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Berishën dhe ka arrestuar Jamarbër Malltezin. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë lideri i opozitës ka mohuar në mënyre kategorike akuzat duke i quajtur sulme politike nga kundërshtari i tij Edi Rama. Gjithashtu edhe deputetë e krerë të partive opozitare e kanë quajtur vendimin sulm politik ndaj opozitës në tërësi.

Të fundit