Flash News


Ditari i Opozitës

Skandali ‘McGonigal’, Hajdari: Rama do të hetohet nga FBI

Skandali ‘McGonigal’, Hajdari: Rama do të hetohet nga FBI

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari u shpreh se kryeministri Edi Rama do të hetohet nga FBI.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD tha gjithashtu se edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me prokurorët amerikanë. Ajo tha se Rama ndihet i frikësuar në këto momente.

"Kryeministri i Shqipërisë është cituar 14 herë në aktpadi, një skandal i paraparë ndonjëherë. Këtu ka një person që po bashkëpunon me FBI dhe e di mirë këtë histori, mund të ketë një tradhtar që po bashkëpunon për të treguar detaje intime sa i takon këtyre aferave. Edi Rama është shumë i frikësuar në këto momente, besoj. Ka përdorur postin e tij për arsye personale, për të dëmtuar dhe kapur opozitën.

Jo vetëm që do të hetohet, por ai po përdor postin e tij, imunitetin si kryeministër, për të ruajtur privatësinë e tij që kur të bëhet hetimi, ka ligj Amerika i cilin i mbron njerëzit publik.

Kjo duhet hetuar plotësisht jo vetëm nga prokuroria amerikane që po e bën, por edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me ata amerikanë, për ta zbardhur tërësisht këto që kanë ndodhur, se kryeministri shqiptar ka shkelur ligjin. Ka shpërdoruar postin e kryeministrit për interesa personale për të çuar përpara agjendën e vet personale", tha Hajdari.

Të fundit