Flash News

Ditari i Opozitës

Socialistët firmosin përjashtimet e radhës, Noka iu rrëmben fletët: Jeni zhveshur nga çdo grimcë dinjiteti

Socialistët firmosin përjashtimet e radhës, Noka iu rrëmben

Seanca e stome plenare ka nisur me tensione. Deputetët e opozitës, sikurse paralajmëruan një ditë më parë, kanë nisur qëndresën ndaj mazhorancës.

Demokratët bllokuan Kuvendin duke mos lejuar nisjen e seancës. Ata zunë karriget e ministrave për të mos i lejuar të nisin diskutimet.

Socialistët nisën të firmosin emrat për përjashtimin e opozitës nga Kuvendi. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili u mori fletët me emrat e deputetëve opozitarë që po kërkonin të përjashtonin.

Socialistët firmosin përjashtimet e radhës, Noka iu rrëmben

Noka e cilësoi turp këtë akt të socialistëve, teksa tha se me këto firma do të vendosë emrat e socialistëve.

“Tani me këto firma do të fus emrat tuaja. Këtë e bëjnë vetëm njerëzit që janë të zhveshur nga çdo grimcë dinjiteti. Prandaj Edi Rama bën çfarë të dojë me Parlamentin, me qeverinë, me të gjithë”, tha Noka.

Të fundit