Flash News

Ditari i Opozitës

Sorina Koti: Protesta e 3 marsit nuk është për çështjet e brendshme të PD

Sorina Koti: Protesta e 3 marsit nuk është për

Deputetja e PD, Sorina Koti thotë se protesta kombëtare e 3 marsit e thirrur nga opozita nuk është për çështjet e brendshme të PD.

“Protesta është një nga instrumentet që ne po përdorim.  Kemi pasur debate në komision e në parlament. Protesta është një nga mjetet që kemi zgjedhur. Është momenti që të përballemi me protesta përderisa nuk kemi një reagim nga kryeministri. Protesta nuk është për çështjet tona të brendshme, është një çështje që na vjen nga SHBA”, tha Koti në një intervistë për Ora News .

Ai shtoi se protesta është kundër Ramës si dhe kërkohet e drejta e PD, për logon.

“Ne kemi nisur një seri protestash. Protesta e "3 Marsit" është dhe me  domethënie për PD për të na rikthyer logon, dinjitetin tonë politik, kundër kryeministrit, kërkojmë të drejtën e PD, logon. Data 3 nuk është një protestë ndaj gjykatës por kundër kryeministrit”, deklaroi Sorina Koti.

 

Të fundit