Flash News

Ditari i Opozitës

Sot opozita thërret protestë kombëtare para kryeministrisë, priten mijëra në shesh

Sot opozita thërret protestë kombëtare para kryeministrisë,

Opozita organizon sot protestën e radhës kombëtare, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Protesta pritet të mbahet në orën në orën 19:00 para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. 

Pritet që me mijëra qytetarë nga i gjithë vendi të mblidhen në “Kryengritjen paqësore” në kryeqytet.

Sakaq, drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur nga Partia Demokratike. 

Sipas Policisë, në zbatim të planit të masave do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, do të ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Ndërsa më 8 maj, duke nisur nga ora 15:00 e deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve të respektojnë afatin kohor dhe vendin e përcaktuar për zhvillimin e tubimit, ndërsa qytetarëve u kërkon mirëkuptim për kufizimet në lëvizje.

Gjithashtu, policia apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

 

Të fundit