Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho flet për skenarët e përshkallëzimit të protestave: Qytetarët të bllokojnë rrugët, të mos paguajnë taksat

Spaho flet për skenarët e përshkallëzimit të

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur për skenarët e përshkallëzimit të protestave të opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Spaho deklaroi se një skenar është bllokimi i rrugëve kryesore nga ana e qytetarëve, apo mospagimi i taksave nga qytetarët.

“Ka ardhur koha për të kaluar në mosbindje civile. Qytetarët të bllokojnë rrugët e Shqipërisë, të bllokojnë mosfunksionimin ekonomik. Mosbindje civile do të thotë të mos paguash taksat. Ne do vazhdojmë me protesta kombëtare, protesta në Parlament.

Do vazhdojmë ta bllokojmë seancën plenare. Do të diskutojmë, do mendojmë dhe do vëmë në zbatim dhe forma të tjera si bllokimet e rrugëve, dhe kalimin në format e tjera siç është mospagimi i taksave.

Patjetër njerëzit duan të shohin rezultat, por përmbysja e këtij regjimi të Edi Ramës kërkon kohë. S’është gjë e thjesht, do duhet edhe qëndresë, bashkim. Duhet të kuptohet jo si një betejë për të rikthyer PD-në në pushtet, por për të ruajtur demokracinë. Rama po kthehet në autokrat.

Nëse kjo betejë nuk vazhdon, vështirë që rezultati të jetë i shpejtë. Mënyra se si ekspozohet nga mediat kjo betejë, nuk është ajo që i duhet dhënë qytetarëve. Më shumë fokusohen tek problemet e opozitës, që opozita nuk mobilizon dot”, tha Spaho ndër të tjera.

 

Të fundit