Flash News

Ditari i Opozitës

"SPAK përdor metodikën e një prokurorie politike", Boçi : PD, e gjitha në mbrojtje të liderit të saj

"SPAK përdor metodikën e një prokurorie politike",

Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi u shpreh se goditja ndaj kryedemokrati Sali Berisha është politike dhe se SPAK komandohet nga Edi Rama. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Boçi theksoi se PD do të jetë e gjitha në mbrojtje të liderit të saj, ndryshe nga shpallja non-grata, për të cilën tha se ishte një çështje personale. 

"Konsideratën e ka shprehur për non-gratën (Berisha). Ndërsa çështja e hetimit, është trajtuar nga ai dhe nga enturazhi politik i yni, si një proces politik ndaj zotit Berisha. Mjafton të bëjmë ballafaqimin me argumentat juridikë, nuk kemi të bëjmë me fakte penale, por kemi një proces me qëllim politik. Kemi sjellë fakte dhe prova të mënyrës si komandohet SPAK. SPAK përdor metodikën e një prokurorie politike, niset nga personi për të shkuar te vepra penale. Ka përcaktuar qëllimësinë, vënia nën akuzë, arrest, dënimi i një personi dhe gjatë rrugës të shohim.

Ajo që ka ndodhur, mënyra si kanë vepruar organet e drejtësisë, është goditja e thelbit të esencës së drejtësisë. Në çdo sistem drejtësie, prezumimi i pafajsisë është kryesori. Çdo njeri që vendoset nën hetim nga SPAK, konsiderohet direkt i fajshëm. Rëndësia politike e drejtuesit të partisë, në sistemin tonë, është specifike dhe e rëndësishme. Ne jemi në një proces të vështirë, pas një goditje të madhe, ku roli i kryetarit të partisë është specifik. Goditja e kreut të një partie opozitare, ka qëllimësi dhe prapavijë politike. Goditja politike është e kalkuluar. Mënyra si ka vepruar SPAK, si është qepur dosja, rruga që u ndoq për arrestin, etj", tha Boci. 

Të fundit